Lajme
Stefanoviq: Edhe ndarja e Kosovës, temë e bisedimeve
Ndërsa shefja e ekipit negociues të Kosovës, Edita Tahiri përsëriti qëndrimin se bisedimet me Serbinë janë teknike dhe jo politike
Shefi i ekipit negociues të Beogradit me Prishtinën, Borislav Stefanoviq ka thënë se ndarja e Kosovës është vetëm një nga temat për të cilat Beogradi është i gatshëm të bisedojë dhe se rezoluta parlamentare për Kosovën jep hapësirë të mjaftueshme për këtë.
Këto komente Stefanoviq i ka bërë sot në Parlamentin e Serbisë, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve radikalë se kush e ka autorizuar ekipin negociues të Beogradit të flas për ndarje të Kosovës.
“Kur themi se jemi të gatshëm të merremi vesh për gjithçka, kjo nuk do të thotë se jemi të gatshëm të merremi vesh rreth gjërave që e shkelin Kushtetutën”, ka thënë Stefanoviq gjatë debatit parlamentar rreth fillimit të negociatave të drejtpërdrejta me Kosovën.
Sipas tij, negociatat janë të tilla, saqë nuk e shkelin interesin, por japin qasje të plotë dhe të re, ndërsa për këtë Beogradi ka përkrahje të plotë nga bashkësia ndërkombëtare. Stefanoviq ka thënë se ekipi negociues i Beogradit është i autorizuar të negociojë nga ana e Qeverisë së Serbisë, me qëllim të zgjidhjes së problemeve konkrete të qytetarëve
Ndërsa shefja e ekipit negociues të Kosovës, Edita Tahiri përsëriti sot qëndrimin e saj se bisedimet me Serbinë janë teknike dhe jo politike. Ajo ritheksoi se me Serbinë do të bisedohet vetëm për ato tema që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.
Në një ligjëratë para studentëve të Universitetit Amerikan të Kosovës, duke komentuar deklaratat e homologut serb, Borislav Stefanoviq se këto negociata janë politike dhe në to përfshihet edhe tema e statusit, Tahiri tha që këto deklarata të Stefanoviqit janë për konsum të brendshëm, por qëndrimet zyrtare janë ato që dalin nga Brukseli dhe jo nga Beogradi.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto












