Lajme
Stoltenberg: NATO do të rrisë forcat e gatishmërisë
NATO do të rrisë masivisht numrin e forcave të saj në gatishmëri të lartë në mbi 300,000 ushtarë.
Kështu bëri të ditur këtë të hënë, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300,000,” u tha ai gazetarëve përpara zhvillimit të samitit të NATO-s në Madrid, më 28 deri më 30 qershor.
Forca e reagimit të shpejtë të NATO-s, ka deri më tani rreth 40,000 trupa.
“Unë pres që aleatët të deklarojnë qartë se Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë, për vlerat tona, për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, theksoi Stoltenberg.
Në samitin e Madridit, NATO pritet të ndryshojë edhe retorikën e saj për Rusinë, pasi në strategjinë e fundit të aleancës nga viti 2010, Moska përshkruhej ende si një partner strategjik./Reuters
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












