Lajme
Stoltenberg tregon se kur Ukraina mund t’i bashkohet NATO-s
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbështeti një deklaratë të miratuar sot nga krerët e aleancës ushtarake, e cila i ofron Ukrainës shpresë për anëtarësim, por jo një ftesë zyrtare.
“NATO do t’i japë një ftesë Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake kur anëtarët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”, tha sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp, në Vilnius.
“Nuk ka pasur kurrë një mesazh më të fortë nga NATO, në asnjë moment, si për mesazhin politik në rrugën drejt anëtarësimit, ashtu edhe për mbështetjen konkrete nga aleatët e NATO-s”, tha Stoltenberg.
Deklarata e miratuar sot thotë se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, por ftesa e ardhshme për t’u bashkuar me aleancën, lidhet me reformat demokratike në sektorin e sigurisë dhe një ndërveprim më të mirë midis forcave të armatosura të Ukrainës dhe atyre të aleatëve.
“Nëse shikoni proceset e tjera të anëtarësimit, nuk ka pasur afate kohore për ato procese. Ato bazohen në kushte”, tha Stoltenberg lidhur me mungesën e një afati kohor se kur Kievi do të kualifikohet për një ftesë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave











