Bota
Kriza klimatike zhvlerëson progresin e qytetërimit
Qindra nxënës dhe studentë francezë bojkotuan mësimin të premten për të demonstruar në bulevardet e Parisit, duke kërkuar masa urgjente kundër ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike. Të mbledhur për të dytën javë radhazi, adoleshentëve nga vende të ndryshme të Europës iu bashkua këtë radhë nismëtarja e lëvizjes edhe 16-vjeçarja Greta Thunberg. Vetëm një ditë më parë, e reja me origjinë suedeze, e cila është kthyer në një simbol të aktivizmit për klimën, mbajti një fjalim disa minutësh përpara liderëve politikë dhe të biznesit në Bruksel, ku denoncoi “lëmshin” mjedisor të krijuar nga mosveprimet e tyre.
“Shumica e njerëzve me të cilët flas nuk kanë as diturinë më të pakët rreth krizës klimatike që na kanoset, dhe kjo është absurde. Nuk pret koha që ne të rritemi dhe të marrim në dorë të ardhmen. Secili prej nesh duhet të kontribuojë, përndryshe nuk do të vlejë asnjë arritje historike apo progresi i qytetërimit tonë, dhe ju si liderë politikë do të konsideroheni si dështimi dhe keqbërësit më të mëdhenj në historinë e njerëzimit”, thekson Greta Thunberg.
Lëvizja studentore për klimën u krijua gushtin e kaluar nga 16-vjeçarja Thunberg, kur e reja e diagnostikuar në spektrin e autizmit nisi të protestojë për klimën përpara parlamentit të vendit të saj, shkruan alsatm, përcjell Albinfo.ch.
Niveli i dioksidit të karbonit është rritur me 30 për qind në 150 vitet e fundit ndërsa katër vitet e fundit janë më të ngrohtat që nga fillimi i raportimit. Me këtë trend, deri ne vitin 2100 temperatura do rritet me 3-5 gradë. Ndërsa synimi i lëvizjes mbetet përgjysmimi i gazrave të dëmshëm që lëshohen në atmosferë deri në vitin 2030, me qëllim që temperatura e Tokës të mbahet nën kontroll.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë














