Lajme
Studim: 61% e amerikanëve besojnë se AI kërcënon të ardhmen e njerëzimit
Sipas një studimi nga Reuters/Ipsos shumica e amerikanëve mendojnë se zhvillimi i shpejtë i Intelegjences Artificiale mund të rrezikojë të ardhmen e njerëzimit.
Më shumë se dy të tretat e amerikanëve shqetësohen për kritikat negative të IA dhe 61% besojnë se ajo mund të kërcënojë qytetërimin.
Që kur ChatGPT i OpenAI u bë aplikacioni me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave, integrimi i gjerë i AI e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes së diskursit publik.
ChatGPT, ka nisur një garë për AI me emra të mëdhenj të teknologjisë si Microsoft dhe Google që janë të angazhuar për të tejkaluar arritjet e njëri-tjetrit në fushën e Inteligjencës Artificiale.
Ligjvënësit dhe kompanitë aktive në fushën e inteligjencës artificiale janë gjithashtu të interesuar. Drejtori menaxhues i OpenAI, Tom Altman dëshmoi dje, ndërsa Kongresi amerikan shprehu shqetësime për potencialin e keqpërdorimit të kësaj teknologjie dhe bëri thirrje për rregulla rregullatore.
“Po ndodh një shpërthim global”, tha senatori Cory Booker, një nga disa ligjvënës që ngritën pyetje në lidhje me mënyrat më të mira për të rregulluar AI në një debat dje në Gjermani mbi përdorimin e teknologjisë.
Sondazhi i Reuters/Ipsos zbuloi se amerikanët parashikojnë efekte negative nga Inteligjenca Artificiale.
Sipas të dhënave, 61% e të anketuarve besojnë se AI paraqet rrezik për njerëzimin, ndërsa 22% mendojnë se është i sigurt dhe 17% mbeten të pasigurt.
Kur bëhet fjalë për besimet fetare, të krishterët ungjillorë kryesisht pajtohen se AI është një rrezik për njerëzimin në 32%, krahasuar me 24% të të krishterëve joungjillorë.
Ndërsa amerikanët shqetësohen për Inteligjencën Artificiale, krimi dhe ekonomia renditen më lart në listën e shqetësimeve për çështjet e përditshme, 77% mbështesin rritjen e fondeve për policinë për të luftuar krimin dhe 82% shqetësohen për rrezikun e recesionit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih











