Lajme
Studim: Dëmtime të vazhdueshme të mushkërive te disa pacientë pas Covid-19
Covid-19 mund të rezultojë në dëmtim të zgjatur të oksigjenit në mushkëri edhe katër muaj pas infektimit, ka zbuluar një studim mbarëkombëtar i Zvicrës.
“Monitorimi dhe trajtimi afatgjatë i këtyre pacientëve është urgjent dhe i rëndësishëm”, përfundoi ai.
Hulumtimi, i cili është botuar në European Respiratory JournalExternal link, u krye si pjesë e studimit kombëtar zviceran për mushkëritë Covid-19 nga Spitali Universitar i Bernit në bashkëpunim me Universitetin e Bernës. Një deklaratë e lëshuar nga spitali tha se që nga vera e vitit 2020 studime të ndryshme nëpër botë kishin raportuar simptoma dhe efekte anësore të asaj që njihet si Covid i gjatë, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Studimi vëzhgues zviceran synon të dokumentojë trajektoren afatmesme dhe afatgjatë të sëmundjes me fokus në mushkëri.
“Studimi ofron të dhëna të rëndësishme fillestare për kujdesin klinik të pacientëve me Covid-19 afatgjatë në gjithë botën”, tha deklarata.
Duke përdorur të dhëna nga nëntë spitale zvicerane, studiuesit shikuan 113 raste të Covid-19, nga të cilat 66 e kishin pasur atë rëndë dhe 47 kishin një rrjedhë të lehtë deri në kritike. Studimi zbuloi se përderisa grupi i dytë ishte pothuajse plotësisht mirë pas disa muajsh, grupi i parë po luftonte.
“Edhe katër muaj pas infeksionit Covid-19 i rëndë shkakton një ulje të një të pestës në kapacitetin e marrjes së oksigjenit krahasuar me një person të shëndetshëm”, tha deklarata.
“E rëndësishme është që vuajtjet e këtyre njerëzve të merren seriozisht edhe pasi të jenë rikuperuar nga infeksioni”, i tha agjencisë zvicerane të lajmeve Keystone SDA-ATS pneumologia Manuela Funke-Chambour, e cila nisi studimin.
Shumica e pacientëve më të prekur i përkisnin një prej grupeve të rrezikut Covid-19: njerëz të moshuar, mbipeshë ose njerëz që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.
“Kjo thekson rëndësinë e nxitjes së parandalimit midis këtyre grupeve, për shembull me vaksinimin”, shtoi ajo.
Megjithatë kishte pasur edhe raste të rënda që kishin nevojë për trajtim më të gjatë në mesin e pacientëve jo-rrezik, u tha tutje.
Aktualisht, nuk dihet nëse dëmtimi i mushkërive është i përhershëm, studiuesit do të vazhdojnë të ndjekin progresin e pacientëve me simptoma të vazhdueshme gjatë vitit, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës














