Lajme
Studimi gjerman: Fëmijët janë “frenues” të koronavirusit
Rezultatet e para të studimit nuk treguan asnjë provë që fëmijët ose adoleshentët përhapin virusin veçanërisht shpejt
Një studim i realizuar në Landin e Saksonisë, në Gjermani ka gjetur vetëm dnjë numër të papërfillshëm personash me antitrupa në mesin e 2000 nxënëse dhe mësuesve të testuar, shkruan srf.ch.
Në studimin në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1.500 nxënës dhe 500 mësues të shkollat ve të mesme, janë gjetur gjithsej vetëm dymbëdhjetë antitrupa, ka thënë profesori Reinhard Berner nga Spitali Universitar i Dresdenit.
Testet janë kryer gjithashtu në shkolla ku kishte pasur shpërthim të koronës midis majit dhe korrikut, transmeton albinfo.ch. Rezultatet e para të studimit nuk treguan asnjë provë që fëmijët ose adoleshentët përhapin virusin veçanërisht shpejt: “Fëmijët madje mund të jenë frena për infeksionin”, ka thënë Berner.
Nga rezultatet e përkohshme mund të nxirret përfundimi se nuk ka përhapje të madhe në shkolla në një rajon me numër të ulët infeksioni. Berner supozon se fëmijët dhe adoleshentët lëshojnë më pak pikëza kur kolliten. Përveç kësaj, njerëzit me një nivel të butë të sëmundjes janë dukshëm më pak të “aftë” për të bartur infeksionin tek të tjerët, përcjell albinfo.ch. Dhe pikërisht kjo ndodh më shpesh me fëmijët, thuhet në studim.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













