Lajme
Kokaina është e popullarizuar në mesin e shoferëve në Zvicër
Këtë fakt e zbulon një studim i realizuar për këtë çështje
Më shumë se një në dhjetë persona hipin pas timonit të një automjeti në Zvicër ndërsa janë nën ndikimin e substancave të rrezikshme, sipas një studimi të ri, përcjell albinfo.ch.
Midis 10-15% e shoferëve që morën pjesë në studim kishin konsumuar një substancë që mund të dëmtonte aftësinë e tyre gjatë 24 orëve të mëparshme, tha Marc Augsburger i njësisë së mjekësisë ligjore në universitetet e Gjenevës dhe Lozanës.
“Ne prisnim të gjenim kanabis ndër substancat ilegale më të përhapura. Por, doli që nuk është kështu – është kokaina”, i tha ai televizionit publik zviceran, RTS.
Policia është e trajnuar për të dalluar drejtimin potencialisht të rrezikshëm. Megjithatë, është më e vështirë të zbulohen rastet e dyshimta të drejtimit të mjetit nën ndikimin e drogës dhe medikamenteve, tha një zyrtar i policisë për RTS.
Në Zvicër, në vitin 2021, rreth 200 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, sipas statistikave të Zyrës Federale të Rrugëve, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












