Integrimi
Suedi: Rreth 65.5% e nxënësve shqiptarë mësojnë në gjuhën amëtare

Në Suedi, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo i përfundoi punimet seminari dhe konferenca për gjuhën amtare, dygjuhësinë dhe integrimin, të mbajtura nga 16 deri më 19 maj 2019. Këto dy aktivitete u bashkorganizuan nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, MASHT-i dhe Lidhja e Shoqatave Shqiptare “ILIRIA”, ka njoftuar MDIS, përcjell albinfo.ch.
Në konferencën me të njëjtën temë u paraqitën me diskutime Anders Sorenson, përfaqësues i Drejtorisë së Arsimit në Malmo; Agron Smakiqi dhe Fatmir Rrahmanaj, përfaqësues të Ambasadës së Kosovës në Stokholm; profesori Emin Kabashi nga Instituti Albanologjik në Prishtinë; Murat Koci, kryetar i Lidhjes së shoqatave shqiptare “Iliria”, Nuhi Gashi nga MASHT-i, mësuesit e shkollës shqipe në Suedi, etj.
Në diskutimin e tij, mësuesi Xhevat Isufi, nga shkolla shqipe në Suedi, konfirmoi se në Suedi afro 65.5% e nxënësve shqiptarë e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. Sipas tij, aktualisht në Suedi janë 150 mësues që punojnë me normë të plotë dhe paguhen nga shteti suedez, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve arsimore ishte rëndësia që ka mësimi i gjuhës amtare, raportet ndërmjet nxënësve, mësuesve dhe prindërve, marrja e përvojave nga shtetet e tjera.
Nga kjo konferencë u falënderua Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike për organizimin e aktiviteteve për nxënësit e mësimit plotësues në diasporë, si organizimi i ekskursioneve, shkollave e kampeve verore etj.
Në fund, për pjesëmarrësit e seminarit dhe të konferencës u dhanë certifikata.

Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nga nesër në SRF, seriali shqiptarozviceran “Te Berberi” "Çfarë kanë të përbashkët njerëzit nga Ballkani dhe qytetarët zviceranë? Askund nuk mund të mësosh më...
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç
-
Revista “Allas” shkruan për suedezen që organizoi një kamp unik eko-turizmi në malet shqiptare
-
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja
-
Stokholm: Në kuadër të muajit të Frankofonisë, shfaqet filmi i regjisorit shqiptar “A Short Trip”
Jeta në Zvicër
-
Komunat e Gjenevës zgjedhin udhëheqësit e tyre Banorët e 45 komunave të Gjenevës votojnë këtë të diel për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre...
-
100 franga gjobë, jepet dënimi i parë për mbulimin e fytyrës në Zvicër
-
Trafiku në Gotthard: 60 Këshilltarë Kombëtarë kërkojnë hapjen e rrugës alpine gjatë gjithë vitit
-
Zvicra paguan 6 miliardë franga për modelin tjetër: Çfarë mund të bëjë avioni i ri super luftarak i Trumpit më mirë se F-35?
-
Disa kantone kanë ruajtur të dhënat e gjurmimit të Covid-19, pavarësisht rekomandimeve të FOPH