Lajme

Suedia drejt hyrjes në NATO, merr dritën e gjelbër nga Hungaria

Vendi i vetêm anëtar i NATO-s, Hungaria që prolongoi anëtarësimin e Suedisë në Aleancën Veriatlantike sot ka miratuar projektligjin që i mundëson Suedisë anëtarësimin në NATO.

Ligjvënësit kanë votuar me 188 vota për dhe gjashtë kundër.

Disa ditë para votimit, kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka qëndruar për vizitë në Budapest dhe bashkë me homologun e tij hungarez, Viktor Orban, e kanë nënshkruar një marrëveshje për armët.

“Më në fund është kryer, Suedia është anëtarja e 32-të e aleancës, dhe në këtë mënyrë NATO-ja është bërë më e fortë”, ka thënë Agnes Vadai, ligjvënëse e partisë opozitare hungareze, Koalicioni Demokratik.

Lajmi u mirëprit nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Tani që të gjithë aleatët kanë pranuar, Suedia do të jetë anëtarja e 32-të e NATO-s. Anëtarësimi i Suedisë do të na bëjë më të forta dhe më të sigurta”, ka thënë ai përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Vendimi i Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s erdhi me nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, më 2022.