Lajme
Sulm kibernetik ndaj qeverisë në Malin e Zi
Infrastruktura dixhitale e qeverisë në Malin e Zi është goditur nga një sulm kibernetik “i paprecedentë” dhe janë marrë masa të shpejta për të zbutur ndikimin e tij, thanë autoritetet të premten.
“Disa shërbime u çaktivizuan përkohësisht për arsye sigurie, por nuk është rrezikuar siguria e llogarive të qytetarëve dhe kompanive dhe të dhënat e tyre”, tha ministri malazez i Administratës Publike, Marash Dukaj, në një postim në Twitter.
Zoti Dukaj tha se sulmi, i cili filloi të enjten mbrëma, u ngjante disa të tjerëve në vitet e fundit në vendin e vogël ballkanik dhe se Mali i Zi, një anëtar i NATO-s, kishte informuar aleatët e tij për këtë situatë.
Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Malit të Zit tha se “metodologjia e sulmit ishte karakteristikë e shërbimeve ruse të zbulimit”.
“Një sulm këmbëngulës dhe i vazhdueshëm kibernetik është duke ndodhur në Malin e Zi”, paralajmëroi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë në faqen e saj të internetit. “Sulmi mund të përfshijë ndërprerje të shërbimeve publike, transportit (përfshirë pikat kufitare dhe aeroportin) dhe sektorët e telekomunikacionit”.
Ambasada këshilloi qytetarët amerikanë që të kufizojnë lëvizjen dhe udhëtimin në Malin e Zi vetëm për gjërat e nevojshme dhe të mbajnë me vete dokumentet e udhëtimit.
Kryeministri në largim, Dritan Abazoviç, thirri një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten në mbrëmje, për të diskutuar zhvillimet lidhur me sulmin kibernetik. Zoti Abazoviç tha se sulmi ishte i motivuar politikisht, duke pasuar rënien e qeverisë së tij javën e kaluar.
“Është një çështje shumë serioze. Ky është një sulm shumë serioz. Po ndjekim nga afër situatën. Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Mbrojtjes po ndjekin nga afër situatën. Mendoj se ky është një sulm i motivuar politikisht”, tha zoti Abazoviç./VOA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?













