Lajme
Sulm me armë në Universitetin e Heidelbergut: 4 të plagosur, vritet sulmuesi
Personi që ka qëlluar pa dallim rreth vetes në një sallë leksionesh në universitet të hënën pasdite nuk kishte motive politike apo fetare

Sipas informacioneve nga Agjencia Gjermane e Shtypit, DPA, në ambientet e Universitetit të Heidelberg-ut ka ndodhur një sulm i armatosur.
Një person i vetëm ka plagosur disa persona në një sallë leksionesh në fakultetin e mjekësisë. Sulmi është bërë me armë të gjatë pasditen e së hënës, thotë policia.
Autori tashmë ka vdekur, raportojnë agjenci të ndryshme nga vendi i ngjarjes.
Policia thotë: “Nuk presim autorë të tjerë”. Megjithatë, me qëllim sigurie, zona do të vazhdojë të kontrollohet. Policia nuk tha se sa persona mbetën të plagosur nga sulmi. Nuk ka të dhëna as për identitetin e të plagosurve.
Sipas DPA, vetë i armatosuri ishte student, transmeton albinfo.ch. Personi që ka qëlluar pa dallim rreth vetes në një sallë leksionesh në universitet të hënën pasdite nuk kishte motive politike apo fetare, sipas qarqeve të sigurisë. Autoritetet e sigurisë thonë se ai kishte disa armë të gjata me vete.
Policia po ashtu u kërkon shoferëve që të lëvizin sa më larg vendit të ngjarjes në mënyrë që punonjësit e shpëtimit të veprojnë lirshëm.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Treni me shpejtësi të lartë Paris-Berlin, i mundshëm vitin e ardhshëm Shefi i Ndërmarrjes Hekurudhore Shtetërore të Francës (SNCF), Jean-Pierre Farandou, tha se ata shpresonin të ofronin...
-
Mërgimtari shqiptar, Arijanit Fazlija, nënshkruan kontratë për Bayer Leverkusenin
-
Në Shqipëri diskutohet e drejta e votimit të mërgimtarëve
-
U mbajt Kuvendi zgjedhor i LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër
-
Mynih.
Një shpikës shqiptar në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Rasti i dytë i lisë së majmunit në Zvicër Virusi u zbulua te një person në Gjenevë, i cili ishte kontaminuar “gjatë një udhëtimi jashtë...
-
Trena shtesë në Zvicër, shkaku i trafikut të rënduar
-
NATO, në partneritet të fortë me Zvicrën
-
Gjysma e zviceranëve janë të pakënaqur me punën e tyre
-
Zvicra mendon blerjen e vaksinave kundër lisë së majmunëve