Lajme
Sulmi në Gjermani, shkon në 5 numri i viktimave
“Kemi arrestuar një person dhe një automjet është sekuestruar”, tha policia, duke shtuar se një i dyshuar 51-vjeçar gjerman nga zona e qytetit Trier ishte ndaluar brenda pak minutave pas incidentit dhe po merrej në pyetje, njoftoi policia.
Ndërkohë, prokurori Peter Fritzen më vonë tha në një konferencë për shtyp se i dyshuari kishte pirë një sasi të konsiderueshme alkooli dhe autoritetet nuk po hetonin me supozimin se incidenti kishte ndonjë motiv të frymëzuar nga militantizmi islamik.
Kryebashkiaku i Trierit Wolfram Leibe tha: “Duket se bëhet fjalë për një të dyshuar me probleme mendore, por nuk duhet të japim gjykim të parakohshëm.”
Autoritetet thanë se një vlerësim më i plotë i shëndetit të tij mendor do të ishte i nevojshëm për të përcaktuar nëse personi mund të mbahej përgjegjës penalisht.
I dyshuari kishte kaluar netët e fundit në automjet dhe nuk dukej se kishte një adresë fikse, tha zëvendës shefi i policisë së Trierit Franz-Dieter Ankner. Ai e kishte huazuar automjetin, i cili ishte regjistruar në emër të dikujt tjetër.
Kryebashkiaku Leibe tha se një fëmijë nëntë muajsh ishte midis atyre që humbën jetën.
Ministri i Brendshëm i shtetit, Rhineland-Palatinate, Roger Lewentz, tha se dy gra të moshës 25 dhe 73 vjeç dhe një burrë, 45 vjeç, të gjithë nga qyteti Trier, humbën jetën në incident. Një grua 52-vjeçare humbi jetën më vonë. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave














