CH-Ballkani

Sulmohen dy shqiptarë në Novi Sad

Dy të rinj shqiptarë janë sulmuar fizikisht në Novi Sad. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Shqiptarëve të Serbisë në Novi Sad.

Sipas kësaj shoqate, ngjarja ka ndodhur në mesnatën e së dielës në rrugën “Futoshka” të Novi Sadit në një stacion të taksive kur dy të rinj shqiptarë me inicialet G.B. dhe Ç.M. të viteve të lindjes 1999, janë sulmuar nga një grup i panjohur prej 4 personash pa ndonjë arsye të qartë, përveç se ata bisedonin me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe, shkruajnë mediat kosovare.

Në këtë sulm, i riu Ç.M mori lëndime të rënda trupore: thyerje të eshtrave të kokës dhe gjakderdhje në tru, përcjell albinfo.ch.

Ai është operuar në spitalin e Vojvodinës dhe është në rrezik për jetë.

Ndërsa, i ri u lëndua rëndë, por është jashtë rrezikut për jetën.