Kosova
Sulmohet seksualisht alpinistja Mrika Nikçi, arrestohet sulmuesi
Alpinistja Mrika Nikçi është sulmuar seksualisht nga një person me inicialet F.B, i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Nikçi përmes një shkrimi në Facebook, pasditën e së premtes ka bërë të ditur se i dyshuari, me inicialet F.B, vjen nga një familje e njohur e qytetit të Pejës.
“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, Policia ka lajmëruar se i dyshuari tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Prokuroria kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur me datën 27 shtator dhe është arrestuar pas identifikimit, ndërsa po shqyrtohet paraqitja e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.
Mrika Nikçi është nga Peja dhe njihet si vajza më e re në botë që u ngjit në majat më të larta në shtatë kontinente, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













