Shkurt.ch
Sulmon në tren me thikë dhe me zjarr: 7 të plagosur rëndë!
Në mesin e të plagosurve janë, përveç vet sulmuesit, edhe një i ri 17 vjeçar, një burrë 50 dhe tri gra të moshave 17, 34 dhe 43 vjeçare. Lëndime ka marrë edhe një fëmijë 6 vjeçar
Një zviceran 27 vjeçar ka sulmuar në pasditen e sotme me thikë 7 persona në një tren në lëvizje, me ç`rast u ka shkaktuar lëndime të rënda disa prej tyre. Kjo ka ndodhur në një tren lokal që qarkullonte në linjën Alststätten-Buchs të Kantonit St. Gallen, shkruajnë mediat zvicerane
Fillimisht ai i kishte hedhur mbi kokë një gruaje një materie ndezëse të lëngët dhe pastaj kishte filluar sulmin me thikë, transmeton albinfo.ch
Në mesin e të plagosurve janë, përveç vet sulmuesit, edhe një i ri 17 vjeçar, një burrë 50 dhe tri gra të moshave 17, 34 dhe 43 vjeçare. Lëndime ka marrë edhe një fëmijë 6 vjeçar.
Për shkak të sulmit, është ndalur treni, i cili si pasojë e shpërthimit të zjarrit është tash për tash jofunksional.
Policia ende nuk ka informacione në lidhje me motivin dhe natyrën e sulmit. Ajo ka bërë me dije se ende asnjëri nga të plagosurit dhe as dorasi nuk janë në gjendje që të merren në pyetje. Policia po ashtu nuk e di se në ç`kohë dhe në ç`vend ka hipur në tren sulmuesi, kështu që mungojnë çfarëdo të dhënash për identitetin e tij.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













