Sport
Superliga e Zvicrës apo Superliga e shqiptarëve!
Në Superligën e Zvicrës paraqiten shumë futbollistë shqiptarë, duke shënuar gola, duke bërë asistime dhe duke qenë kyç në skuadrat ku luajnë
Numri i futbollistëve shqiptarë po rritet nga viti në vit në elitën e futbollit zviceran, derisa në këtë sezon po luajnë një numër i konsiderueshëm i tyre, duke qenë vendimtarë për skuadrat e tyre. Albinfo.ch ju sjell numrin e atyre që luajnë në Superligën e Zvicrës.
Xhaka dhe Ajeti

Te kampionët e Zvicrës, në Basel, prej disa vitesh luan Taulant Xhaka, duke qenë njëri nga lojtarët më me përvojë në këtë skuadër. Por, Xhaka nuk është i vetmi në Basel. Albian Ajeti është rikthyer në skuadrën ku është formuar. Ajeti ka treguar edhe një herë aftësitë e tij dhe në dy ndeshje realizoi dy gola. Te Baseli është rikthyer edhe Naser Aliji, i cili vetëm po stërvitet me kampionët e shumëfishtë të Zvicrës, por nuk përjashtohet mundësia që sërish të nënshkruajë me Baselin.
Te Young Boys paraqitet Taulant Seferi, i cili për shkak të lëndimit nuk po mund të japë kontributin e tij. Seferi luan për Shqipërinë U-21 dhe është një talent i madh i futbollit.



Sioni këtë vit është “vërshuar” nga futbollistët shqiptarë. Tashmë ish-trajneri Paolo Tramezzani kishte marrë tre futbollistë. Burim Kukelin dhe Ermir Lenjanin që luajnë për Kombëtaren shqiptare, si dhe Pajtim Kasami nga Olympiacos, që më herët luante për Zvicrën. Të tre lojtarët janë kyç në skuadrën zvicerane.
Te St. Gallen ishte Albian Ajeti, por ai shkoi në Basel, kurse tashmë në këtë skuadër luan Gjelbrim Taipi. Mesfushori është një futbollist kyç në skuadrën e tij.
Grasshoppersi me pesë shqiptarë

Nedim Bajrami
Mërgim Brahimi
Albion Avdijaj
Grasshoppersi mund të quhet edhe si ‘klubi i shqiptarëve’. Në këtë skuadër luajnë: Alban Pnishi, Nedim Bajrami, Arjan Qollaku, Valon Fazliu, Albion Avdijaj dhe Mërgim Brahimi. Pra, pesë futbollistë shqiptarë paraqiten në këtë skuadër, numër ky që është më i madhi i futbollistëve shqiptarë në një skuadër.
Benjamin Kololli
Andi Zeqiri
Në Lausanne luajnë Benjamin Kololli dhe një super lojtar siç është talenti Andi Zeqiri, i cili më herët ka qenë pjesë e të rinjve të Juventusit. Ai shihet si një talent i jashtëzakonshëm, madje duke u krahasuar me Xherdan Shaqirin. Zeqiri luan për grupmoshat e Zvicrës, kurse Kololli luan për Kosovën, dhe është një nga anësorët më të mirë të majtë.
Hekuran Kryeziu
Në Lugano luajnë mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, si dhe sulmuesi Shkëlqim Demhasaj. Ky i fundit ka realizuar tre gola deri më tani, duke dëshmuar se është një sulmues mjaft i mirë.

Edhe në Ligën e Parë të Zvicrës luajnë gjithashtu disa futbollistë shqiptarë.
Kujtojmë që nga Superliga e Zvicrës kanë dalë shumë yje shqiptarë, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Migjen Basha, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi, si dhe shumë të tjerë.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë

















