Futboll

Superliga e Zvicrës mbyllet me dominimin e Young Boysit

Young Boys e përfundoi kampionatin me 91 pikë, 20 më shumë se Baseli

Dita e shtunë ishte e fundit për Superligën e Zvicrës për këtë edicion. Young Boys më herët kishte siguruar titullin e kampionit, derisa përfundoi një kampionat me dominim të plotë, shkruan albinfo.ch.

Young Boys në xhiron e fundit mposhti Luzernin 4:0, duke e përfunduar kampionatin me 20 pikë më shumë se Baseli. YB kishte 91 pikë, derisa Baseli 71. Baseli mundi Xamaxin 4:1, ku golin e vetëm për Xamaxin e realizoi Kemal Ademi, ndërsa te Baseli titullar luajtën Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova.

Lugano barazoi 3:3 me Grashoppers-in me shumë futbollistë shqiptarë në fushë, derisa njëri nga golat u shënua nga Armando Sadiku.

Thuni ka mundur 1:0 në udhëtim, kurse St. Gallen dhe Luzern barazuan 1:1.

Young Boys dhe Basel do të luajnë në kualifikime të Ligës së Kampionëve, kurse Lugano do të marrë pjesë në grupet e Ligës së Evropës, derisa Thuni dhe Luzerni në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Xamax do të jetë në barazh, kurse nga liga largohet Grasshoppers.