Tematike
SVV: Kush shkakton dëme më të mëdha, paguan premi më të larta
“Ata që paraqesin rrezik më të lartë, paguajnë premi më të larta”, thotë për albinfo.ch Sabine Alder, zëdhënëse në Federatën Zvicerane të Sigurimeve ASA /SVV
Opinioni në Zvicër është prej kohësh i njohur me trajtimin e pabarabartë që u bëhet të huajve dhe në veçanti shqiptarëve, në sferën e sigurimeve. Shifra që janë bërë publike në mënyrë të përsëritur dokumentojnë këtë pabarazi, e cila shpërfaqet sidomos në lëmin e sigurimit të automjeteve. Sigurisht, kompanitë e sigurimit një trajtim të tillë e arsyetojnë me shkallën e rrezikshmërisë (riskut), të cilën, kategori të caktuara të popullatës e kanë më të lartë në krahasim me kategoritë e tjera. Por, në rast se mesatarja e dëmeve të shkaktuara nga shoferët shqiptarë në Zvicër, del më e lartë se ajo e të tjerëve në këtë vend, fajtorë për këtë është një pakicë e tyre. Prandaj, a është korrekte që të gjithë shoferët shqiptarë të paguajnë për shkak të një pakice të padisiplinuar?
Duke dashur të hedhë dritë mbi këtë problematikë, albinfo.ch ka kërkuar qëndrimin e Federatës Zvicerane të Sigurimeve, (ASA/SVV Schweizerischer Versicherungsverband).
Më poshtë është prononcimi i kësaj federate, i shprehur enkas për albinfo.ch nga zëdhënësja e saj, zonja Sabine Alder.
Kompanitë e sigurimit (siguruesit) në Zvicër ofrojnë premi që janë konform me shkallën e rrezikshmërisë. Kjo do thotë se ato përpiqen që të regjistrojnë rrezikshmërinë e një personi në mënyrë sa më të saktë që është e mundur. Për këtë arsye, siguruesit kanë të drejtë që me rastin e llogaritjes së tarifës, t`i përfshijnë kriteret e rrezikshmërisë, kur ato janë statistikisht të bazuara. Kush dëshmon rrezikshmëri më të lartë dhe merr më shumë përfitime, rrjedhimisht paguan më shumë. Dua ta ilustroj këtë me shembuj konkretë:
Sigurimi i automjetit
Kompanitë e sigurimit përpiqen që ta përkufizojnë sa më mirë që të jetë e mundur rrezikshmërinë që paraqet një drejtues makine. Për ta bërë këtë, ato përpilojnë “grupet e rrezikut”, që t`i përmbledhin së bashku rreziqet me tipare të ngjashme. Bazën për ndërtimin e këtyre grupeve e përbëjnë statistikat e dëmeve, bazuar mbi statistikat e vetë kompanisë dhe, pjesërisht, mbi statistikat publike. Në këtë drejtim veç tjerash merren si relevante: gjinia, mosha, vendbanimi, nacionaliteti, tipi i automjetit, përvoja e drejtimit të makinës. Siguruesit kanë të drejtë t`i përdorin kriteret në fjalë për llogaritjen e premive, nëse ato janë të mbështetura statistikisht. Kompanitë që sigurojnë automjetet duhet t`ua prezantojnë bazën e tarifave të tyre kompanisë që bën mbikëqyrjen e tregut financiar, Finma. Tarifat e këtyre siguruesve mund të ndryshojnë, në varësi nga gjinia, mosha, nacionaliteti, vendbanimi etj.
Nëpërmjet sistemit “Bonus-Malus”, premitë mund të formohen në mënyrë edhe më individuale. Në varësi sa dëme ka shkaktuar personi, ulet oise rritet premia që do të paguajë ai.
Sigurimi jetësor
E marrim si shembull rrezikun e invaliditetit. Për përpilimin e shkallës së rrezikut në këtë pikë, luajnë një rol mosha, gjinia, profesioni dhe gjendja shëndetësore e personit. Këto kritere kanë relevancë statistikore dhe merren parasysh në përllogaritjen e premisë përkatëse. Duke qenë se meshkujt për shembull, paraqesin njjë rrezikshmëri më të madhe për aksidente në krahasim me gratë dhe kjo mund të dëshmohet statistikisht, ata paguajnë një premi më të lartë të rrezikut.
Sigurimi privat
Ky sigurim mbulon dëmet që dikush padashur i ka shkaktuar dikujt tjetër. Për shembull: kur dikush në rast të një vizite te miqtë e rrëzon pa qëllim vazon e kushtueshme. Në rast se ekziston sigurimi privat, ndikojnë në ngritjen e shkallës së rrezikshmërisë shumë më tepër veprimtaritë specifike si për shembull fakti se personi është gjuetar ose kalorës, se sa mosha ose gjinia. Por premitë janë të ndryshme, në varësi nga kompania e sigurimit dhe vëllimi i mbulimit të dëmeve nga ato. Edhe më shumë ndryshojnë premitë në varësi të shërbimeve të ndryshme që ofrohen.
Grupet e rrezikut
Kompanitë e sigurimit përpiqen që ta përkufizojnë sa më mirë që të jetë e mundur rrezikshmërinë që paraqet një drejtues makine. Për ta bërë këtë, ato përpilojnë “grupet e rrezikut”, që t`i përmbledhin së bashku rreziqet me tipare të ngjashme.
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër