Lajme
“Swedish Nomad” ofron fjalët që turistët duhet t’i dinë në Shqipëri
Sipas tij, shqipja flitet nga 7.6 milionë banorë, ka katër dialekte, gegë, toskë, arbëreshe dhe arvanitase, është gjuhë e vështirë për ta mësuar, si dhe është zyrtare në Kosovë e Shqipëri
Faqja ‘swedishnomad’ është e njohur për shkrimet e ndryshime turistike rreth botës. Blogeri Alexander Waltner ka shkruar shumë edhe për bukuritë shqiptare dhe pse duhet të vizitohet Shqipëria, por edhe Prizreni e qytete tjera historike.
Kësaj radhe kjo faqe ka ofruar edhe një fjalor për turistët e huaj që duhet të dinë sa të jenë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Jo shumë turistë e dinë gjuhën shqipe dhe nëse flitni ndonjë fjalë atëherë do të keni më lehtë. Gjithmonë është mirë të flasësh me vendorë dhe ja disa fjalë që mund t’iu interesojnë”, shkruan kjo faqe.
Në këtë listë fillimisht janë fjalët si tungjatjeta, mirëmëngjesi, mirëdita apo ditën e mirë, duke vazhduar më pas si jeni, si po kaloni, a mund të më ndihmoni e kështu me radhë.
Më pas janë edhe fjalët për ushqim, pije, vende e drejtime, si dhe numrat në gjuhën shqipe.
Ai ofron edhe disa fakte për gjuhën shqipe si flitet nga 7.6 milionë banorë, ka katër dialekte, gegë, toskë, arbëreshe dhe arvanitase, është gjuhë e vështirë për ta mësuar, si dhe është zyrtare në Kosovë e Shqipëri.
Ja edhe linku ku mund të gjeni fjalët e rekomanduara:
https://www.swedishnomad.com/useful-albanian-phrases-and-words/
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












