Lajme
Swiss pezullon fluturimet për në Ukrainë
Linja ajrore zvicerane pezullon përkohësisht fluturimet e saj drejt Ukrainës, dhe në veçanti kryeqytetit Kiev, nga java e ardhshme
Për shkak të tensioneve në rritje, linja ajrore zvicerane pezullon përkohësisht fluturimet e saj drejt Ukrainës, dhe në veçanti kryeqytetit Kiev, nga java e ardhshme. Të gjitha fluturimet do të anulohen nga e hëna 21 deri më 28 shkurt, tha një zëdhënës i Swiss për Keystone-ATS, transmeton albinfo.ch.
“Siguria e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit ka përparësinë kryesore në çdo kohë,” shtoi zyrtari i shtypit, duke shpjeguar masën. Udhëtarët e prekur nga anulimet do të informohen. Swiss aktualisht nuk e përdor hapësirën ajrore të Ukrainës për fluturime. Kompania tha se monitoron nga afër situatën dhe është në kontakt me autoritetet.
Linjat e tjera ajrore të grupit Lufthansa – Austrian Airlines, Brussels Airlines dhe Eurowings – gjithashtu njoftuan se do të pezullojnë fluturimet për në Ukrainë nga java e ardhshme.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












