Shkurt.ch
SWISSCOY vazhdon mandatin në Kosovë deri në fund të vitit 2020
Por ashtu siç dhe ishte paralajmëruar, numri i ushtarëve në kuadër të këtij misioni do të zvogëlohet në mënyrë graduale deri sa në përmbyllje ai do të ulet në 165
Misioni ushtarak zviceran në Kosovë, Swisscoy do të qëndrojë deri në fund të vitit 2020. Këtë vendim e ka marrë sot Këshilli Federal në mbledhjen e tij.
Por ashtu siç dhe ishte paralajmëruar, numri i ushtarëve në kuadër të këtij misioni do të zvogëlohet në mënyrë graduale deri sa në përmbyllje ai do të ulet në 165, shkruan albinfo.ch. Megjithatë, sipas nevojës, mund të ketë ndonjë ngritje të përkohshme, periodike të numrit, e ka lënë të hapur qeveria.
Aktualisht misioni përbëhet nga maksimalisht 235 ushtarë ndërsa brenda tri viteve numri maksimal do të bjerë në 190, për të rënë në fund të vitit 2020 në 165. Këtë njoftim e ka dhënë sot Departamenti (Ministria) Federal i Mbrojtjes, VBS.
Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, parta së gjithash i Kosovës, ka rëndësi thelbësore për Zvicrën, shkruan VBS. Vazhdimi i pranisë së KFOR-it është në interes të sigurisë politike edhe të saj (Zvicrës), përcjell albinfo.ch njoftimin nga ministria. Po ashtu vazhdimi i angazhimit ushtarak të Zvicrës në të mirë të promovimit të paqes në Kosovë ndërlidhet edhe me vullnetin e shprehur tashmë shumë herë të Këshillit Federal për promovimin e paqes, me ndihmën edhe të ushtrisë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











