Kosova
Sytë nga Gjermania për liberalizimin e vizave për kosovarët
Gjermania sot edhe zyrtarisht merr kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian, duke ngjallur shpresa të reja te populli i Kosovës rreth liberalizimit të vizave, përcjell albinfo.ch.
Ky proces ka ngecur pavarësisht se autoritetet në Kosovë janë të sigurt se kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga institucionet evropiane.
Duhet theksuar se liberalizimi i vizave i është kërkuar që të ndodhë edhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili muajin e kaluar qëndroi për vizitë në Kosovë.
Krerët e shtetit e cilësojnë bllokimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës si të papranueshëm.
Javë më parë edhe një grup deputetësh të Parlamentit Evropian i dërguan letër kancelares Angela Merkel, ku i kërkuan që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania.
Fokus kryesor i presidencës gjermane do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas goditjes që mori nga pandemia COVID-19, duke përfshirë këtu miratimin e Kornizës shumëvjeçare financiare dhe fondin për përballje me pasojat e pandemisë.
Ndryshe, Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Së bashku me Parlamentin Evropian bart përgjegjësinë për miratimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive nacionale të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Në takime marrin pjesë ministrat përgjegjës për temën që diskutohet.
Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i ndryshëm merr përsipër presidencën e BE-së, që nënkupton kryesimin e këtyre takimeve dhe përpilimin e agjendës së përgjithshme politike.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Bankat zvicerane goditen me padi me tre shifra milionëshe Banka Kantonale Graubünden (GCB) dhe dega e saj BZ Bank po përballen me një padi që... -
Rritje e trafikut ajror në Cyrih: më shumë fluturime në prill 2026 -
Ndërrimi i banesës në Zvicër mund të rrisë qiranë deri në 50% -
Alarm në Zvicër: 2/3 e perimeve në supermarkete përmbajnë substanca toksike -
Valisi ndalon posterin kundër emigracionit – “mund të ngatërrojë shoferët”












