Lajme
Taksa: Importi nga Serbia ra nga 395 milionë euro në vit në 3.3
Importi i produkteve serbe, një vit pas vendosjes së taksës, ka rënë për 99 për qind.
Derisa vitin e kaluar Serbia ka shitur produkte në Kosovë, në vlerë prej 395 milionë euro, një vit pas vendosjes së taksës prej 100 për qind, ajo ka eksportuar vetëm 3.3 milionë euro mallra, raporton KTV, përcjell albinfo.ch
Sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, e njëjta rënie vlen edhe për produktet nga Bosnja e Hercegovina.
Taksa, e cila nga 10 sa ishte fillimisht është rritur në 100 për qind, sipas kryetarëve të odave ekonomike në Kosovë, përveç përfitimeve, ka pasur edhe efekte negative.
Këtu përmendet se për bizneset ka qenë sfidë përshtatja në treg pas vendosjes së taksës, por disa pasoja i kanë vuajtur edhe vetë konsumatorët.
Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në javën e fundit të nëntorit të vitit 2018, produkteve nga Serbia dhe Bosnja ua rriti tarifën për 100 për qind, si kundërpërgjigje ndaj fushatës për shtetësinë dhe ekonominë e Kosovës nga këto dy vende.
https://youtu.be/dnopzQAJpW0
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri
















