Maqedonia
Talat Xhaferi merr mandatin për formimin e Qeverisë teknike
Sot, presidenti Stevo Pendarovski ia dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e qeverisë kalimtare, që do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve kuvendare, përcjell albinfo.ch.
Xhaferi në pranimin e mandatit tha se Qeveria e re do të formohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
Ai gjithashtu theksoi se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë.
Të shtunën mandatari teknik do të dorëzojë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë së re.
Tashmë është bërë e ditur përbërja e Qeverisë teknike pasi partitë politike shpallën propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.
Qeveria teknike duhet të zgjidhet dhe të votohet deri në mesnatën e së dielës. Ende është e sigurt nëse OBRM-PDUKM do ta mbështesë qeverinë.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër













