Futboll

Tare e merr në Lazio edhe një tjetër futbollist shqiptar

Numri i shqiptarëve mund të rritet në skuadrën e Lazios. Pas Thomas Strakoshës, Valon Berishës dhe Riza Durmishit, një tjetër futbollist shqiptar mund t’iu bashkohet atyre.

Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, i cili nuk po gjen hapësira në skuadrën e Napolit, përcjell albinfo.ch.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare në kohën e Maurizio Sarrit luante titullar, ndërsa Carlo Ancelotti e ka lënë në bankën rezervë në shumicën e ndeshjeve.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po mendon ta transferojë Hysajn te skuadra nga kryeqyteti i Italisë.

Raportohet se Lazio është e gatshme të paguajë 25 milionë euro për Hysajn.