Bota
Tarrant dhe vizitat e shumta në Ballkan
Tarrant kishte vizituar Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, dhe Kroacinë, ku kishte parë vendet e fushëbetejave historike
28-vjeçari Brenton Harrison Tarrant, i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami të Zelandës së Re, lindi në Australi në një familje punëtore me të ardhura të ulëta.
Në manifestin e tij të gjatë të publikuar online, Tarrant shkruan se kishte përdorur të ardhurat nga shkëmbimi i kripto-monedhave për të udhëtuar në Francë, Spanjë dhe Portugali në vitin 2017.
Pas sulmeve të së premtes, autoritetet e disa vendeve kontrolluan të dhënat dhe zbuluan se ai kishte bërë edhe udhëtime të tjera, sidomos në Ballkan, përcjell albinfo.ch.
Disa muaj përpara udhëtimit të tij në Evropën Perëndimore, në fund të vitit 2016, Tarrant kishte vizituar Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, dhe Kroacinë, ku kishte parë vendet e fushëbetejave historike, sipas kryeprokurorit të Bullgarisë, Sotir Tsatsarov në një intervistë për agjencinë Reuters.
Gjithashtu raportohet se ka qenë edhe në Turqi, derisa edhe kjo pistë është duke u hetuar.
Ai ishte rikthyer në rajon në nëntor 2018 për të vizituar vende historike në Bullgari, Rumani dhe Hungari.
Interesimi i tij për këto vende tregon se ai kishte “njohuri shumë serioze për historinë e Ballkanit dhe dinte hollësi që, do të thosha, pak njerëz në Ballkan i dinë”, u shpreh ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.
Tarrant vizitoi gjithashtu “shumë herë Turqinë dhe kaloi aty një kohë të gjatë”, tha për agjencinë Reuters një zyrtar i lartë turk, pa dhënë datat konkrete të vizitave. Autoritetet turke thanë se po hetonin lëvizjet e tij brenda vendit.
Del para gjyqit
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacnda Ardern, tha se Tarrant kishte licencë të përdorimit të armëve të zjarrit dhe pesë të tilla. Ajo tha se ligjet për armë do të ndryshojnë në vendin e saj.
Dy të tjerë janë në paraburgim dhe asnjëri prej tyre nuk ka një të dosje kriminale, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Tarrant është në paraburgim dhe me 5 prill pritet të del sërish para gjykatës.
Duke folur në një konferencë shtypi të shtunën, Ardern tha se armët e përdorura nga sulmuesi dukeshin të jenë të modifikuara dhe se makina e të dyshuarit ishte plot me armë, për të vazhduar sulmin e tij.
Kryeministrja gjithashtu foli për rëndësinë e ribashkimit të të afërmve me të dashurit e tyre “sa më shpejt që të jetë e mundur” dhe tha se trupat ishin ende duke u larguar nga xhamia Al Noor – vendi i sulmit të parë.
Hetimi
Autoritetet bullgare njoftuan se po hetojnë për arsyet e qëndrimit në Bullgari në nëntor 2018 nga ekstremisti i djathtë i cili kreu një sulm të përgjakshëm në dy institucione të fesë myslimane në Zelandën e Re.
”Agresori i dyshuar, një shtetas australian 28 vjeç i cili bëri masakër në dy xhami të qytetit të Christchurch gjatë faljes së namazit, ka qëndruar në Bullgari nga data 9 deri më 15 nëntor 2018”, njoftoi prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Tsatsarov, përcjell Albinfo.ch.
Prokuroi pohoi se ndërkohë ka nisur hetimi për të përcaktuar nëse versioni i tij, sipas së cilit ai dëshironte të zbulonte qendrat historike dhe të studionte historinë e vendeve të Ballkanit është i saktë apo nëse ai kishte objektiva të tjera.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













