Kultura
Taulant Xhaka rrezikon të mbetet jashtë Evropianit!
“Luani” i kombëtares shqiptare ka pësuar një tërheqje në kofshë, por pas kontrolleve mjekësore është thënë se ai do të qëndrojë larg fushës për disa javë.
Mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka është dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran në fitoren e ekipit të tij ndaj Sionit 2:1 e cila u luajt në fundjavën e kaluar ku Bazeli fitoi titullin për të 19-tën herë.
“Luani” i kombëtares shqiptare ka pësuar një tërheqje në kofshë, por pas kontrolleve mjekësore është thënë se ai do të qëndrojë larg fushës për disa javë. Kështu ka njoftuar klubi i Bazelit të mërkurën, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell “albinfo.ch”.
Me këtë dëmtim Xhaka rrezikon grumbullimin në kombëtaren shqiptare për Kampionatin Evropian, megjithatë ende nuk dihet saktë se për sa kohë mund të jetë i gatshëm për kthimin e tij në fushë.
Taulant Xhaka konsiderohet si një nga shtyllat e kombëtares shqiptare dhe mungesa eventuale e tij do të sjell kokëçarje të madhe për ekipin shqiptar, i cili për herë të parë merr pjesë në një kampionat evropian.
Ndeshja e parë e Shqipërisë do të luhet më 11 qershor kundër Zvicrës, ndeshje kjo e cila do të sjell një duel mes vëllezërve Taulant dhe Granit Xhaka.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde










