Sport
Taulanti kujton ndeshjen kundër Granitit
Derbi i vëllezërve Xhaka ishte një prej momenteve më të përfolur në Kampionatin Evropian, me ndeshjen mes Zvicrës dhe Shqipërisë u kthye dhe në një sfidë brenda së njëjtës familje, shkruan albinfo.ch.
Për herë të parë pas Evropianit, Taulant Xhaka ka folur për sfidën e 11 qershorit dhe përballjen me Granitin në fushë gjatë një interviste të dhënë për klubin e Baselit, duke e cilësuar atë si një sfidë speciale.
“Ishte një ndeshje shumë e veçantë, mbi të gjitha për familjen time. Sigurisht, që për mua personalisht nuk ishte e thjeshtë të përballesha në fushë me tim vëlla megjithatë ne jemi profesionistë dhe u sollëm si të tillë në lojë. Dhamë gjithçka në fushë dhe në fund e përgëzuam njëri-tjetrin”, deklaroi Taulanti.
Portugalia ishte skuadra që triumfoi në Evropian. Humbjen e fundit luzitanët e kishin pësuar pikërisht përballë Shqipërisë, ndërkohë që dhe në Francë arritën të kalonin grupin po me të njëjtin numër pikësh si kuqezinjtë, me Shqipërinë që madje shpresoi për një hap fals të portugezëve për të kaluar në 1/8.
“Portugalia në përfundim të fazës së grupeve kishte të njëjtat pikë si ne. Madje ne duhet të prisnim deri në ndeshjen e tyre për të mësuar nëse do të vazhdonim të qëndronim në Evropian apo do të eliminoheshim. Gjithsesi duhet ta pranojmë që Portugalia kishte një skuadër të fortë. Nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi Evropianin nuk e fiton rastësisht, por e fiton kur ke një skuadër të fortë”, theksoi ai.
Xhaka gjatë karrierës së tij te Basel ka ndërruar shumë trajner, por gjithmonë ka patur besimin e tyre duke qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm në fushë. Gjatë intervistës madje Taulanti theksoi se e imagjinon veten duke luajtur deri në fund të karrierës me Baselin.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













