Lajme
Taxhiku rrah brutalisht kosovarin sepse “i kishte shikuar të dashurën”
Shikimet e padëshiruara dhe një fyerje çuan në një operacion të Policisë Federale në Stacionin Qendror të Mynihut të mërkurën (9 korrik)
Pak pas orës 8 të mëngjesit të mërkurën (9 korrik), shpërtheu një përleshje fizike midis dy burrave në Stacionin Qendror të Mynihut. Sipas policisë, një burrë 27-vjeçar nga Taxhikistani dhe e dashura e tij 22-vjeçare po qëndronin në platformën e binarit 14 kur një burrë 52-vjeçar nga Kosova kaloi pranë tyre, tansmeton albinfo.ch. “Kosovari, i cili jeton në Lihtenshtajn, thuhet se e ka shikuar gruan e re nga Eseni dhe e ka fyer 27-vjeçarin”, raporton Inspektorati Federal i Policisë së Mynihut të enjten (10 korrik).
Pas kësaj filloi një përleshje midis dy burrave, gjatë të cilës, i moshuari dyshohet se e ka kapur të riun nga ijet dhe e ka goditur me kokë. Për pasojë, 52-vjeçari ka pësuar një plagë në kokë. 27-vjeçari më pas e goditi përsëri, duke e rrëzuar kosovarin në tokë, shkruan rosenheim24.de. Sipas Policisë Federale, burri taxhik edhe pas kësaj ka vazhduar ta godiste kosovarin me shqelma.
“Pas grindjes, burri taxhik është ankuar për dhimbje në nofull, qafë dhe zonën e legenit. Atij gjithashtu po i rridhte gjak nga hunda. Megjithatë, tagjiku ka refuzuar trajtimin mjekësor në vendngjarje. 52-vjeçari kosovar u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm”, raportojnë shërbimet e urgjencës.
Hetimet janë duke u zhvilluar kundër të dy burrave – 52-vjeçari dyshohet për fyerje dhe lëndim trupor, dhe 27-vjeçari dyshohet për tentativë lëndimi të rrezikshëm trupor. (aic/Inspektorati Federal i Policisë Mynih)
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave














