Maqedonia
Të dëshpëruar në Maqedoni, kërkojnë vizë për Gjermani
Aplikuesit që pritnin në kolonë para ambasadës gjermane theksin e kanë vënë edhe në pamundësitë për të gjetur punë në Maqedoni
Edhe në Maqedoni pritjet para ambasadës gjermane janë me orë të tëra. Para ambasadës gjermane ‘kolonat’ janë të gjatë për të pritur në rend, shkruan “Gazeta Lajm”.
Qytetarët kanë treguar se pse dëshirojnë të largohen nga Maqedonia, përcjell albinfo.ch.
“Një ndër gjërat më të rëndësishme janë kushtet ekonomike, d.m.th se këtu mbizotëron papunësia. Mendoj se si gjithë të rinjtë shkojnë për një ardhmëri më të mirë”, deklaroi Edona Hasani, studente, aplikuese për vizë para ambasadës së Gjermanisë në Shkup.
Hamzi Amzai, një tjetër aplikues numëron arsyet e ikjes. “Arsyet janë si për të gjithë qytetarët për një jetë më të mirë, për mirëqenie më të mirë. Po të ishte Maqedonia me kushte të mira, nuk do të ishim detyruar ta braktisim vendlindjen tonë, por do kishim jetuar këtu”.
Një tjetër thotë se nuk ka as ndihmë sociale. “Për arsye se 48 vite nuk kam punuar asnjë ditë të vetme. Kam dy fëmijë. As ndihmë sociale nuk kam, vetëm se me një pension te babait 13.000 denarë. Për këtë arsye kam vendosur të punoj në Gjermani, kjo është arsyeja që aplikoj për vizë”, theksoi Mahi Osmani, aplikues për vizë.
Ndërkohë, një tjetër, Harris Selmani shprehet: “Në këtë shtet është bërë shumë vështirë. Posaçërisht për të rinjtë. Mund të studioni, mund të mbaroni arsim të lartë, të aplikoni në shumë vende të punës…, por, dyert i gjeni të mbyllura nëse nuk keni lidhje me ndonjë parti politike. Ka arsye edhe ekonomike. Kualiteti i jetës është në nivel të ulët, në krahasim me vendet evropiane. Ta marrë si shembull Gjermaninë, ku kualiteti i jetës është i garantuar gjithashtu edhe të drejtat themelore”, theksoi ai.
Aplikuesit që pritnin në kolonë para ambasadës gjermane theksin e kanë vënë edhe në pamundësitë për të gjetur punë në Maqedoni.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Papunësia ra në 3% në prill Faktorët sezonalë ndikojnë pozitivisht në të dhënat e publikuara nga SECO.... -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin












