Maqedonia
Të hënën do të arrijnë vaksinat Pfizer në Maqedoninë e Veriut
Në deklaratën e tij të fundit, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka njoftuar se institucionet shëndetësore kanë në dispozicion rreth 14 mijë vaksina anti-Covid, përcjell albinfo.ch.
“Rreth 10 mijë nga vaksinat AstraZeneca, rreth 3 mijë apo më pak nga vaksinat Sputnik dhe 1 mijë nga vaksinat kineze”, tha Filipçe.
Po ashtu, sipas tij, nuk do të ketë hapësirë në procesin e vaksinimit, pasi vlerëson se ai do të plotësohet me vaksinat Pfizer, të cilat i paralajmëroi se do të arrijnë ditën e hënë.
“Gjithsej janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë deri dje. Të hënë presim të arrijnë vaksinat e Pfizer, ajo u vërtetua gjatë ditës së djeshme dhe gjatë mëngjesit. Do të arrijnë me transport ajror deri në Sofje, dhe me transport special do të sillen në Shkup”, deklaroi Filipçe.
Me këto vaksina do të vaksinohen të moshuarit, ndërkaq as sot nuk tregoi se me cilën vaksinë do të imunizohet ai personalisht.
“Nuk kam asnjë preferencë. Kështu që le të arrijnë më shumë vaksina dhe do të shohim”, deklaroi Filipçe.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











