Shkurt.ch
Të huajt në Zvicër, të sjellin dëshmi se nuk janë nën hetime
Kantoni i Tiçinos e ka tashmë në veprim këtë procedurë, dhe kërkon nga të huajt që të dëshmojnë me një vërtetim se nuk janë në hetime. Por, përmes iniciativës, ky kanton synon që ta legjitimojë praktikën e vet
Të huajt të cilët kërkojnë leje qëndrimi ose vetëm leje për të punuar si punëtor i jashtëm në Zvicër nga zonat kufitare duhet t`u ofrojnë autoriteteve dëshminë se nuk janë nën hetime. Ky propozim i Kantonit të Tiçinos është përshëndetur nga Komisioni për politika shtetërore i Dhomës së Kantoneve, shkruan srf.ch.
Deputeti i CVP-së nga kantoni i përmendur, Filippo Lombardi e ka vërtetuar për agjencinë e lajmeve SDA se komisioni e ka votuar këtë iniciativë me 6 vota pro dhe 5 kundër. Shumicën e ka siguruar vota e kryetarit të komisionit, Peter Föhn nga SVP/UDC.
Kantoni i Tiçinos e ka tashmë në veprim këtë procedurë. Në fakt, ai kërkon nga të huajt që të dëshmojnë me një vërtetim se nuk janë në hetime, përcjell albinfo.ch. Por, përmes iniciativës, ky kanton synon që ta legjitimojë praktikën e vet.
Ajo kërkon që enti të ketë të drejtë që pa asnjë arsyetim dhe në mënyrë sistematike të kërkojë informacione lidhur me hetimet eventuale që mund të kenë pasur të huajt e vendeve të BE-së të cilët kërkojnë leje qëndrimi në Zvicër.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror














