Lajme
Të paktën 12 persona kanë vdekur në Evropë nga stuhia Ciaran
Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi stuhia Ciaran ka goditur Evropën Perëndimore me erëra të forta, deri në 200 kilometra në orë.
Portet janë mbyllur, teksa udhëtimet me tren dhe avionë u anuluan.
Autoritetet italiane kanë njoftuar sot se pesë persona kanë vdekur në Toskanë, ndërsa ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve rekord.
“Ajo që ndodhi sonte në Toskanë ka një emër: ndryshimi i klimës”, ka shkruar në Twitter, guvernatori i Toskanës, Eugenio Giani, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, Mbrojtja civile e Italisë tha se 200 milimetra shi ranë brenda tri orëve.
Ndryshe, shumica e vdekjeve në Evropë janë shkaktuar nga pemër që janë rrëzuar nga erërat dhe stuhitë.
Pasojat e stuhisë kanë shkaktuar vdekje në edhe në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, Angli dhe të tjera.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin












