Shkurt.ch
Të papunët mbi 55 vjeçarë të mos shndërrohen në raste sociale
Ky rregull do të vlente për personat që kanë punuar më së paku 20 vjet dhe që janë të paraqitur në entinn për ndërmjetësim të punës (RAV)
Konferenca Zvicerane për Ndihma Sociale (SKOS) ka prezantuar një propozim interesant, që sipas saj, çon në zgjidhjen e problemit të personave mbi 55 vjeçarë që mbeten të papunë. Sipas këtij propozimi, ata që janë të papunë dhe kanë mbushur 55 e më shumë vjet, nuk duhet të nxirren nga listat e sigurimit të papunësisë dhe të mos përjashtohen nga tregu i punës, gjegjësisht të mos futen në kategorinë e atyre që marrin ndihma sociale, shkruan Agjencia Zvicerane e Lajmeve SDA.
Personat mbi 55 vjeçarë e kanë veçanërisht të vështirë të gjejnë sërish një vend pune, thotë SKOS, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ata janë mbimestarisht gjatë të papunë dhe në këtë mënyrë nxirren nga lista e përfituesve të fondit për ata që kërkojnë punë. Kështu ata do të mbaheshin në këtë fond deri ta arrijnë moshën e pensionimit.
Ky rregull do të vlente për personat që kanë punuar më së paku 20 vjet dhe që janë të paraqitur në entin për ndërmjetësim të punës (RAV).
Numri i mbi 55 vjeçarëve që marrin ndihma sociale, nga viti 2010 është rritur për më shumë se 50 për qind. Ky zhvillim ka shtyrë SKOS-in të bëjë propozimin në fjalë, që sipas përfaqësuesve të tij, nuk kërkon shtim të shpenzimeve për t`u realizuar.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














