CH-Ballkani
Të rinjtë kosovarë ëndërrojnë Evropën
Papunësia dhe mosperspektiva e të rinjve në Kosovë, është bërë temë e përditshme për mediat gjermane. Gazeta të ndryshme në Gjermani thuajse çdo ditë janë duke u marrë me tema për të rinjtë e Kosovës. Portali br.de shkruan se ëndrra e të rinjve kosovarë në kërkim të një jete më të mirë është vetëm dalja në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Kosova është shteti më i ri në Evropë. Dy të tretat e kosovarëve janë nën moshën 30-vjeçare. Ky potencial i ashtuquajtur “brezi i ri”, shpeshherë përdoret nga politikanët si argument potencial kur bëhet fjalë për të ardhmen e Kosovës. Por, për rininë e Kosovës jeta në këtë vend është shumë e vështirë për t’u zhvilluar dhe ata nuk shohin kurrfarë perspektive për të ardhmen e tyre.
Sipas Bankës Botërore, shkalla e papunësisë te të rinjtë është 70 %. Por, edhe ata të cilët kanë një punë, nuk jetojnë të lumtur. Për shembull, Dritoni.
“Unë punoj në sigurim. Nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16: pasdite dhe në muaj marr rrogë 140 euro”, thotë 34-vjeçari nga Kosova.
Me 140 euro Dritoni nganjëherë i duhet ta paguajë 90 euro qiranë e banimit. Edhe pse birra një lokal në Prishtinë kushton 1 euro dhe një pjatë me qebaba 3 euro, megjithatë kjo pagesë është e vështirë për të jetuar.
Kosova, e bllokuar
Përveç kësaj, Kosova është shtet i izoluar. Kjo për shkak se pesë vendet e BE-së ende refuzojnë ta njohin Kosovën, dhe me këtë edhe kosovarët ballafaqon me vështirësi për të marrë një vizë. Kjo do të thotë se shumica kanë të drejtë të bëjnë pushime vetëm në plazhet e Shqipërisë dhe Turqisë. Për të studiuar jashtë vendit, munden vetëm ata që mund të përfitojnë ndonjë bursë.
Disa prej tyre janë të mbushur me plot motivim, të cilët edhe vetëfinancojnë studimet, disa të tjerë dështojnë dhe dëshpërohen, pastaj kërkojnë rrugë të tjera. Kjo është një përmbledhje për disa të rinj, të cilët kërkojnë të ardhme në një vend që nuk ka të ardhme.
albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla











