Kosova

Të rinjtë kosovarë, të gatshëm të punojnë nën nivelin e kualifikimit të tyre

Gjatë një viti, në universitetet publike dhe private në Kosovë diplomojnë rreth 10 mijë studentë në nivelin Bachelor dhe më shumë se dy mijë në nivelin Master.

Në mungesë të vendeve adekuate të punës, mijëra të diplomuar detyrohen të bëjnë punë, për të cilat nuk u nevojitet diploma,.

Kundër dëshirës dhe përgatitjes së tyre, për shkak të gjendjes socio-ekonomike në Kosovë, të rinjtë shprehen të gatshëm të bëjnë punë nën nivelin e kualifikimit të tyre.

Sipas një raporti të BERZH-it për vitet 2016-17, rreth 20 për qind e të rinjve kosovarë punojnë në vende pune, për të cilat janë të mbikualifikuar, përcjell albinfo.ch.

Marrë me shkurtime nga storia e Radio Evropa e Lirë: