Të rinjve “pa letra” tu mundësohet arsimimi profesional

"Të rinjtë nuk janë fajtorë për mospasjen e statusit të rregullt të qëndrimit, prandaj duhet tu jepet një shans, shkruan drs.ch"

Komisioni Federal për Çështje të Migracionit ka propozuar që të rinjve nga kategoria e të huajve pa letra (Sans-papiers) tu mundësohet e drejta e qëndrimit në Zvicër, nëse synojnë të kryejnë një aftësim profesional.

Sipas komisionit të përmendur, të rinjtë nuk janë fajtorë për mospasjen e statusit të rregullt të qëndrimit, prandaj duhet tu jepet një shans, shkruan drs.ch.

Komisioni po ashtu kërkon nga prindërit që të hulumtojnë zgjidhje që, së paku gjatë kohës së kualifikimit të fëmijëve të tyre të marrin një qëndrim të përkohshëm në Zvicër.

Paraprakisht, dy dhomat e parlamentit kishin autorizuar Qeverinë Federale që të rinjve pa letra tu mundësohet arsimimi profesional.