Lajme
Zvicër: Të sëmurët me Covid-19, do të marrin vetëm njërën dozë të vaksinës
Të përjashtuar nga ky rekomandim janë personat me mungesë të imunitetit, të cilët do të vazhdojnë të marrin dy doza vaksine
Në Zvicër, njerëzit që kanë sëmundjen Covid 19 në të ardhmen do të vaksinohen vetëm me një dozë vaksine.
Kështu ka përshtatur Qeveria Federale rekomandimet e saj për vaksinat e prodhuesve Pfizer / Biontech dhe Moderna, në përputhje me rrethanat, raporton srf.ch
Të përjashtuar nga ky rekomandim janë personat me mungesë të imunitetit.
Ata do të vazhdojnë të marrin dy doza vaksine, kanë njoftuar të mërkurën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) dhe Komisioni Federal për Çështjet e Vaksinimit (EKIF).
Për njerëzit me sëmundje të konfirmuar Covid 19, vaksinimi tani rekomandohet të bëhet vetëm gjashtë muaj pas infektimit, transmeton albinfo.ch. Edhe këtu, po ashtu përjashtohen njerëz veçanërisht të prekshëm, të cilët duhet të vazhdojnë të vaksinohen pas tre muajsh.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën













