E-Diaspora
Të shtunën mund të regjistroheni që të votoni!
"Diaspora voton" është një inciativë apartiake e cila synon që në ditët e pakëta sa kanë mbetur, të sensibilizojë bashkatdhetarët në Zvicër që të regjistrohen për votimet në Kosovë
Duke parë urgjencën e zgjedhjeve, gjegjësisht kohën shumë të kufizuar që i lihet në dispozicion mërgatës për t`u regjistruar për zgjedhje (deri më 22 qershor) shumë subjekte kanë marrë iniciativa për të sensibilizuar qytetarët në këtë drejtim. Krahas Konsullatës së Kosovës në Cyrih, edhe një iniciativë qytetare, ajo e themluar ad-hoc “Diaspora voton” ka ndërmarrë një aksion për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote. Ideja pë ketë iniciativë ka qenë e të rinjve: Qëndrim Smajli, Drilon Kastrati etj. ndërsa atë e kanë realizuar me ndihmën e shumë vullnetarëve të tjerë, bën me dije për albinfo.ch Drilon Kastrati. Për këtë qëllim është marrë leja përkatëse nga qytetet Cyrih dhe Dietikon. Kështu, në dy sheshe të këtyre qyteteve, të shtunën aktivistët e saj do të jenë në dispozicion me stenda dhe me dokumentacionin e nevojshëm për të ndihmuar ata që duan të regjistrohen.
Në po këto pika, në dispozicion për ata që duan të regjistrohen, janë edhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për albinfo.ch aktivistja e kësaj lëvizjeje, Njomëza Gutaj.
Më poshtë teksti informativ
Ende nuk jeni regjistruar për të votuar përmes postës?
Ejani, merrni gjithë familjen dhe regjistrohuni edhe ju, që të keni mundësi te votoni!
Kur?
Të shtunën me 20. Maj 2017!
Ku?
– Pestalozzie-Anlage, Zürich – Orari i hapjes: 10.00 – 20:00
– Kirchplatz, Dietikon – Orari i hapjes: 10.00 – 18:00
Çfarë të duhet të kesh me veti?
– Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës, ose atë të UNMIK-ut ose Pasaporten e Republikës së Kosovës ose dokumentin e udhëtimit të UNMIK-ut!
(Nese letërnjoftimi / pasaporta /dokumenti i udhëtimit nuk janë më valide, atëher merrni ato me vete si dhe nje letërnjoftim / pasaport valid te Zvicrës ose të shtetit tjetër ku jeni duke jetuar.)
Nuk keni letërnjoftim/pasaportë te Kosovës as të UNMIK-ut?
Nëse nuk keni letërnjoftim / pasaportë të Kosovës (ose të UNMIK-ut) duhet ti merrni këto dokumente:
– Letërnjoftimin/Pasaporten e Zvicrres apo shtetit ku jetoni
DHE
Dëshmi që keni lindur në Kosovë apo që njëri prind ka lindur ne Kosovë (certifikatë të lindjes, certifikatë familjare, pasaport/lëternjoftim te prindit apo edhe dokumente tjera)
OSE
Dëshmi që keni jetuar ne Kosovë (deri ne vitin 1998 apo 5 vite rradhazi)
OSE
Dëshmi që keni qenë refugjat apo të dëbuar nga Kosova
OSE
Dëshmi që keni jetuar ndërmjet vitit 1996-1998 në Kosovë
Regjistrohu edhe Ti! Edhe vota jote është e vlefshme!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Maj 2017
- Ora10:00
- LokacioniCyrih, Dietikon
- Data e përfundimit19 Maj 2017 - 22:00
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë











