Zhvillim
Të tri palët e quajnë marrëveshjen sukses të tyrin “historik”
„Sukses historik“, “Më në fund afrim qëndrimesh”, “Shtendosen marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, “I hapet rruga normalitetit” etj. janë tituj nga të cilët vlon shtypi gjerman, zviceran e austriak këto ditë duke iu referuar marrëveshjes së arritur para dy ditësh në Vjenë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por, pas entuziazmit të parë pas shpalljes së lajmit në komentet dhe analizat e bëra nxjerrin krye edhe dyshimet dhe dritëhijet që sjell me vete kjo marrëveshje.
Kështu, korrespondenti për Evropën Juglindore i gazetës prestigjioze Frankfurter Allgemeine Zeitung në komentin e tij shkruan: “gjestet e vogla në Ballkan janë shpeshherë ato që sinjalizojnë hapat e mëdhenj. Vetëm para pak vitesh shqiptarët e Kosovës dhe serbët as nuk do të uleshin së bashku në një tavolinë. Tash ata formojnë një ekip të përbashkët – së paku në futboll”. Komentuesi e pranon se kjo nuk është e tëra ajo që duhet të bëhet për shtendosjen e situatës në Ballkan por është megjithatë një hap i mirë në atë drejtim. Gjithsesi me mbështetjen e BE-së. Ai shkruan po ashtu se “kriza e refugjatëve ka mundësi të afrojë Ballkanin Perëndimor më shumë me BE-në”.
Ndërsa gazeta austriake “Die Presse” e titullon artikullin e saj mbi marrëveshjen më të re “Pajtim historik në mes të Kosovës dhe Serbisë”. “Zgjidhjet si ato që i kemi gjetur sot u sjellin njerëzve rezultate konkrete dhe u mundësojnë të dyja palëve të ecin përpara në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë e ngarkuara me punë të jashtme në BE, Mogherini. Gazeta citon edhe kryeministrin serb Vuçiq të ketë thënë se për Serbinë tashmë po hapet porta e negociatave për prani në BE. Ndërsa Kosova, pas kësaj marrëveshjeje mund të shpresojë më shumë për heqjen e vizave, shkruan “Die Presse”.
Ndërsa prestigjiozja tjetër gjermane, “Süddeutsche Zeitung” shkruan se njëri ndër pajtimet kryesore që janë arritur ka qenë ai për integrimin e pakicës serbe në Kosovë. Ishte kontestuese se çfarë kompetencash do t`u jepeshin komunave serbe që do të themelojnë bashkësinë e tyre. Vuçiq ka deklaruar se marrëveshja u jep kompetenca të rëndësishme këtyre komunave, citon gazeta.
Ndërsa transmetuesi publik i Zvicrës SRF duke komentuar marrëveshjen më të re ka intervistuar ish korrespondentin e saj në Beograd, Walter Müller. Ky i fundit e relativizon suksesin e proklamuar nga të tri palët. “Së pari ende nuk është e qartë se çfarë konkretisht përmban ajo marrëveshje. Së dyti, si Beogradi ashtu dhe Prishtina kanë shpallur veten fitues të martën, pas nënshkrimit, duke dhënë versione diametralisht të kundërta të asaj që është arritur”, thotë Müller.
“Në veri të Kosovës serbët kanë festuar me parakalime dhe fishekzjarrë, ndërsa në Prishtinë dhe në Beograd reaksionet kanë qenë më të matura”. Ai më tutje merret me interpretimin që të dyja palët në terren i bëjnë kompetencave të asociacionit të komunave serbe. Për kosovarët ajo është një shoqatë, thotë ai. Ndërsa e citon kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa se shqiptarët e Kosovës, sipas të cilit shqiptarët nuk do të lejojnë shtet brenda shtetit. Është arritur marrëveshje që asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive, ka thënë Mustafa, por do të funksionojë si një shoqatë. Por krejtësisht ndryshe thonë partitë opozitare. Ato alarmojnë se me marrëveshjen e arritur Kosova është ndarë në vija etnike. Dhe, paralajmërojnë kundërshtim të saj me të gjitha mjetet!.
E vërteta e saktë ende nuk mund të dihet dhe veç kësaj, deri tash është nënshkruar vetëm marrëveshja bazë. Po problemet do të vijnë më vonë, kur ajo duhet të jetësohet sepse “djalli qëndron në detaje”. Kështu, ende nuk dihet nëse Kosova do të ketë me të vërtetë një prefiks ndërkombëtar telefonik dhe si do të zgjidhet kjo çështje.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë Nëse propozimi për të ulur imigracionin pranohet nga votuesit zviceranë, ndryshimi demografik pasues do të ndikojë... -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen













