Tematike
Të vetëpunësuarit me kualifikime të larta, 31% më pak fitim në vitin 2020
Nga ana tjetër, vetëm 5 për qind e punonjësve me kualifikim të krahasueshëm arsimor janë prekur nga rënia e të ardhurave

Të vetëpunësuarit (personat me firma private) me formim të lartë profesional ishin më të prekur financiarisht nga pandemia sesa punonjësit me të njëjtat kualifikime arsimore. Ky është rezultati i një sondazhi të ri, të realizuar nga Enti Federal i Statistikave.
Pothuajse një e treta (31 për qind) e të vetëpunësuarve të anketuar kanë deklaruar se në vitin 2020 kanë fituar më pak se sa një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Këtë e ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikave (BFS) të hënën. Por, jo të gjithë të diplomuarit e vetëpunësuar kanë vuajtur shumë pandeminë. Sipas studimit të BfS, një në tetë nga ta ka pasur madje një rritje të vëllimit të porosive.
Nga ana tjetër, sipas anketës, vetëm 5 për qind e punonjësve me kualifikim të krahasueshëm arsimor janë prekur nga rënia e të ardhurave, shkruan sda.ch.
Sondazhi i BfS-së kishte në fokus ekskluzivisht personat që kishin mbaruar së fundmi trajnimin e lartë profesional (të diplomuar më 2016). Në këtë kategori përfshihen ata që kanë përfunduar provimin federal (provim profesional ose i lartë profesional) si dhe ata që janë të diplomuar nga shkollat e larta teknike.
Në përgjithësi, grupi i ekzaminuar rezulton të ketë qenë i kërkuar në tregun e punës edhe gjatë pandemisë, përcjell albinfo.ch. Në fund të vitit 2020, shkalla e tyre e papunësisë ishte 1.4 për qind. Nëse merren parasysh të gjithë personat e punësuar me një kualifikim përkatës arsimor, norma ishte 2.5 për qind.
Në gjithë Zvicrën, shkalla e papunësisë ishte 4.9 për qind në tremujorin e katërt të 2020-ës.
E-Diaspora
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari...
-
Zvicër: SHKA “Teuta” merr pjesë në “Fête de Ecublens”
-
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra bllokon eksportet e armëve në Ukrainë Parlamenti zviceran më 1 qershor hodhi poshtë një projektligj që kërkonte mundësimin e transferimit të armëve...
-
Vendimi i Gjykatës së Lartë në Zvicër për vozitjen me telefon
-
Covid: 1 në 5 pacientë ende raportojnë simptoma pas dy vjetësh në Zvicër
-
Qiratë zvicerane mund të rriten më tej
-
A u nënshtrohen taksave më të larta shtëpitë e dyta në Zvicër?