Kosova

Tekstet shkollore përmbajnë gjuhë diskriminuese

Mbi 100 formulime në disa lëndë tregojnë se në to është përdorur gjuhë e urrejtjes, ofendime gjinore, pabarazi etnike e të tjera

Tekstet shkollore të cilat i mësojnë nxënësit e shkollave të mesme përmbajnë gjuhë diskriminuese dhe përjashtuese. Mbi 100 formulime në disa lëndë tregojnë se në to është përdorur gjuhë e urrejtjes, ofendime gjinore, pabarazi etnike e të tjera. “…të dy trutë janë lidhur në mënyrë të ndryshme: truri i mashkullit për të bërë dhe ai i femrës për të folur…”

Kjo është vetëm njëra ndër fjalitë e shumta ku përdoret gjuha diskriminuese në tekstet shkollore, ku mësojnë nxënësit e shkollave të mesme. Këto të gjetura janë prezantuar nga Nisma për të drejtat e njeriut YIHR. Kjo Nismë e cila ka bërë analizë në 22 tekste shkollore vlerëson se mësimet e tilla për nxënësit parauniversitar krijojnë paragjykime si dhe bënë që nxënësit të mos ndihen të barabartë.

I vetëdijshëm për këtë është edhe ministri i arsimit Shyqeri Bytyqi i cili tha se si ministri po bëjnë përpjekje që nga viti i ardhshëm të ndryshohet këto tekste.