Lajme

Temperatura e dhomes do të përcaktohet gjatë dimrit Zvicër

20 gradë do të jetë temperatura brenda dhomave gjatë dimrit

Kur moti bëhet i ftohtë, shumë banorë të Cyrihut mund të shohin valën e të nxehtit të këtij viti me mall dhe nostalgji, përcjell albinfo.ch.

Kjo për shkak se mungesa e gazit po afrohet dhe për të kursyer energjinë elektrike, qeveria e qytetit do t’u bëjë thirrje familjeve që të ulin temperaturën nga 23 gradë të zakonshme në 20 gradë.

“Nëse të gjitha familjet do ta zbatonin këtë, do të bënte një ndryshim në përgjithësi,” tha Martin Neukom, kreu i sektorit të ndërtimit të Cyrihut.

Kantone të tjera po përgatiten gjithashtu për krizën e afërt të gazit, duke mos përjashtuar kufizimet në mbarë vendin për konsumin e energjisë elektrike.

Deri në dimër ky përcaktim mund të bëhet edhe i obligueshem.