Futboll
Ten Hag: Xhaka është lider, nuk mund ta lëmë të shkojë
Ten Hag i vendosur: “Xhaka nuk largohet”
Pa dyshim, Granit Xhaka është një figurë kyçe për Bayer Leverkusen dhe skuadra e Bundesligës nuk mund ta lejojë largimin e mesfushorit zviceran, tha trajneri Erik ten Hag mes raportimeve që e lidhin atë me një transferim te Sunderland, përcjell albinfo.ch.
Leverkuseni tashmë ka humbur organizatorin e lojës Florian Qirtz dhe mbrojtësin Jeremie Frimpong, të cilët i kanë kaluar te kampionët e Premier League, Liverpool ], ndërsa qendërmbrojtësi Jonathan Tah është transferuar te Bayern Munich .
Ish- lojtari i Arsenalit, Xhaka, është lidhur me një transferim te Sunderland, me agjentin e tij që u ka thënë mediave gjermane se kapiteni 32-vjeçar i Zvicrës ka një marrëveshje në parim me klubin e sapongjitur në Premier League.
“Agjenti mund të thotë çfarë të dojë. Por ky klub ka humbur tashmë tre lojtarë të rëndësishëm”, tha Ten Hag për mediat gjermane të martën.
“Nuk do të lëmë më lojtarë të shkojnë, kjo nuk është e mundur. Kjo do të shpërfillte strukturën dhe gjithashtu kulturën e skuadrës.”
“Është e qartë – Graniti është një lider, ai ka nënshkruar këtu për pesë vjet dhe i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratë. Ai është shumë i rëndësishëm për ne që ta lëmë të shkojë .”
Xhaka e ndihmoi Leverkusenin të siguronte dopietën në sezonin 2023-24, teksa ata fituan titullin e tyre të parë në Bundesligë pa humbur asnjë ndeshje, fituan Kupën e Gjermanisë dhe arritën në finalen e Europa League.
Ai ka bërë 99 paraqitje për Leverkusenin, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë nëntë asiste.
Ish- trajneri i Manchester United, Ten Hag, zëvendësoi Xabi Alonson në maj, pasi spanjolli u largua për të drejtuar ish-klubin e tij, Real Madridin .
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














