CH-Ballkani
Tenori Hushi, i zhgënjyer me Shqipërinë: “Më vjen turp që jam shqiptar”
Largohet nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e tij në Australi, atje ku kishte korrur sukseset e tij në solokëndim
Tenori i njohur shqiptar Agim Hushi është kthyer për të jetuar atje ku dhe ka nisur karrierën e tij, në Australi. Ai ka njoftuar se është larguar nga Shqipëria i mllefosur duke e quajtur “atdhe të dështuar” shtetin shqiptar, transmeton albinfo.ch.
“Lamtumire Shqipëri!! Faleminderit Australia ime!!!”, ka shkruar tenori në profilin e tij në facebook pasi ka numëruar një varg pakënaqësish të tij për jetën në Shqipëri.
“Se fundmi rikthimi në qytetin tim, atje ku filloi karriera ime, në Sydney Opera! Ndihem kaq i lumtur dhe krenar për këtë rikthim dinjitoz si qytetar australian! Pas një viti qesharak me se fundmi erdha dhe unë tek termat serioze të realitetit të një atdheu të dështuar, që është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminele, ku vlerë kanë vetëm hajdutet, maskarenjtë, injorantet, baballarët tanë të kombit me hundët zbardhur nga kokaina ! Me bëtë të më vije turp nga vetja që jam bashkëkombësi juaj!”, ka shkruar tenori.
Hushi është shprehur se i dhemb që populli shqiptar ka ardhur në këtë gjendje. Për këtë ai shkruan: ” Më dhemb që ai popull i mirë ka marrë pothuaj lehtësinë e një kopeje delesh për tu çuar buzë greminës dhe kujtesa historike i është kthyer në një histeri politike të skajshme dhe pa asgjë që të kujton qytetërimin të cilit i përkasim!”.
Ky është postimi i plot i tenorit Hushi:
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












