CH-Ballkani
Tensione Greqi/Rusi: Dëbohen diplomatët respektivë
Rusia njihet si kundërshtare e zgjidhjes së kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku i mundëson kësaj të fundit anëtarësimin në NATO. Kjo mund të ketë shkaktuar ndërhyrjet ruse në politikat e brendshme të Athinës, e cila ka një qeveri të brishtëm shkruan albinfo.ch.
Vendi grek me një vendim të habitshëm vendosi ti dëbojë në mënyrë të menjëhershme dy diplomatë rusë dhe të shpallë “non grata” dy të tjerë. Interesante është se Greqia ishte ndër të pakta vende europiane ku pas aferës “Skripal” nuk dëboi diplomatët rusë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa njoftohet se mes të dëbuarve është edhe zyrtari i Ambasadës ruse Viktor Yakovlev.
Si arsye bazë nga Athina përmendet “ndërhyrja në punët e brendshme” të saj nga Rusia.
“Ne vijojmë politikën tonë afatgjatë për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Rusinë dhe miqësi mes dy popujve, por kjo duhet bërë pa cënuar sovranitetin mes njëri-tjetrit”, citohet të kenë thënë zyrtarët grekë.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme Ruse, që ka premtuar kundërpërgjigje ndaj këtij hapi të Greqisë. Sipas Interfax, Rusia si kundërpërgjigje gjithashtu ka vendosur të dëbojë dy diplomatë grekë, përcjell albinfo.ch.
Rusia njihet si kundërshtare e zgjidhjes së kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku i mundëson kësaj të fundit anëtarësimin në NATO. Kjo mund të ketë shkaktuar ndërhyrjet ruse në politikat e brendshme të Athinës, e cila ka një qeveri të brishtë.
Një rast të ngjashëm Rusia ndërhyri edhe në ngjarjet e 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë – për të shmangur qeverinë pro-europiane të kryeministrit Zoran Zaev.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?