Lajme
Tensione të reja në koalicionin e kancelarit Scholz
Rrjedhja e një dokumenti që kërkon reforma të menjëhershme në Gjermani për të rivendosur ekonominë nxiti spekulimet sot për një shpërbërje të mundshme të koalicionit të Olaf Scholz, ndarjet e të cilit po dalin në dritë.
Ky udhërrëfyes 18 faqesh i shkruar nga ministri i Financave, Christian Lindner, lider i Partisë Liberale (FDP), mbron një “pikë kthese ekonomike” për vendin nëpërmjet një sërë masash që shkojnë kundër pozicioneve të partnerëve të tij qeveritar, partisë social-demokrate të kancelarit dhe ambientalistëve.
”I publikuar në shtyp të premten, dokumenti ka të gjitha kushtet e një provokimi”, thonë e përjavshmja ”Der Spiegel” dhe e përditshmja ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
”Propozimet e Lindner lexohen si një sulm kundër aleatëve të tij në koalicionin”, beson ”Süddeutsche Zeitung”, ndërsa tabloidi ”Bild” e sheh atë si një “provë të së vërtetës” për qeverinë.
”Dokumenti është pjesë e retorikës neoliberale dhe nuk është në përputhje me kontratën e koalicionit”, komentoi në shtyp deputeti i SPD-së, Nils Schmid, i afërt me Olaf Scholz.
Ministri i Financave kërkon në mënyrë të veçantë t’i jepet fund ”taksës së solidaritetit” të futur në vitin 1991, fillimisht për të financuar koston e ribashkimit.
Ai gjithashtu dëshiron që Gjermania të braktisë objektivat klimatike që janë më ambicioze se ato të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Ai kërkon gjithashtu heqjen dorë nga disa reforma që, sipas tij, dëmtojnë konkurrencën e bizneseve, si futja e lejes dyjavore të atësisë dhe ligji që kërkon respektimin e të drejtave sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e furnizimit.
Mosmarrëveshjet e koalicionit trepalësh, në pushtet që nga fundi i vitit 2021, fokusohen në zgjidhjet për të ringjallur ekonominë udhëheqëse evropiane të kërcënuar me recesion për të dytin vit radhazi.
Social-demokratët e Scholz nuk duan të tërhiqen në çështjet sociale, të gjelbërit e zëvendëskancelarit Robert Habeck po përpiqen të shpëtojnë axhendën e tyre ekologjike.
Kampion i ortodoksisë buxhetore, ministri i Financave, më kritikuesi i partnerëve të tij, foli për një ”vjeshtë vendimesh”.
Buxheti i vitit 2025, i cili kristalizon të gjitha tensionet, duhet të përfundojë në nëntor.
Nga java e ardhshme janë planifikuar disa takime negociuese dhe hipoteza e një shpërthimi të koalicionit, në rast të ngërçit në diskutime, vazhdon të fitojë terren.
Kjo do t’i hapte rrugën zgjedhjeve të parakohshme përpara datës së planifikuar të 28 shtatorit 2025.
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse