Shqipëria

Tenton të korruptojë policinë me 50 euro për të kaluar në zonën Schengen

Policia e Rinasit ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili ka tentuar të korruptojë punonjësen e shërbimit kufitar.

Ai tentoi të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare Rinas me 50 euro për të kaluar në hapësirën Schengen.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” shtetasi J. R. 18 vjeç, lindur në Burrel-Mat, përcjell albinfo.ch.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se shtetasi J. R., pasi i është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë nga punonjësit e PKK Rinas, ka shkuar sërish të sportelet e daljes dhe ka tentuar të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare me shërbim në këto sportele, me një shumë prej 50 euro, me qëllim që punonjësja e policisë ta lejonte shtetasin J.R. të kalonte kufirin në drejtim të shtetit të Belgjikës, siç edhe kishte prerë biletën e udhëtimit, në kundërshtim me rregullat për udhëtimin në hapësirën Schengen”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.