Lajme
Testimi i sinjalit të alarmit në Zvicër do të bëhet më 2 shkurt
Sinjali i alarmit të përgjithshëm do të testohet në mbarë vendin, si çdo vit të mërkurën e parë të muajit shkurt, pra më datë 2 shkurt, në orën 13.30. Kantonet do të transmetojnë gjithashtu një njoftim në kanalet Alertswiss, transmeton albinfo.ch.
Sinjali i përgjithshëm i alarmit – një sirenë lëkundëse e qëndrueshme që zgjat një minutë – ka për qëllim të paralajmërojë popullatën për një emergjencë ose fatkeqësi të afërt.
Nga ora 14:15 deri në 15:00 testohet sinjali “water alert” në ato zona që janë afër digave.
Sipas Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile, “publikut të gjerë nuk i kërkohet të përgjigjet në një mënyrë të veçantë ose të marrë masa mbrojtëse, por thjesht kërkohet paraprakisht për të shfajësuar shqetësimin e shkaktuar nga zhurma e sirenave”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












